Lajme

Intervista në Rai Uno/ Bruno Vespa i hedh ujë të ftohtë optimizmit të Ramës

Drejtuesi i emisionit “Porta a porta” që nuk nguron ti bëjë qoka kur i duhet Edi Ramës, i ka hedhur megjithatë një kovë ujë të ftohtë entuziazmit të kryeministrit se aleatët e saj do ta ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit.

Edi Rama tha në “Rai 1”, se shpreson që Evropa nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë pas tërmetit tragjik që solli dëmtime të shumta të ndërtesave.

“ Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut të gjitha vendeve që të organizojmë edhe një konferencë të donatorëve. Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm. Shpresoj që politikanët të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësve tuaj.

Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri juaj gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe”, tha ai.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Vespës.

“Edhe ne pas tërmetit në Itali na dhanë shumë premtime por vetëm pak shtete i mbajtën” i tha gazetari që shtoi: “Prandaj duhet të mbani shënim premtimet konkrete që u bëjnë dhe ti kujtoni”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close