Categories Lajme

INTERVISTA/ Zemaj: Kosova pret ndihmë nga Shqipëria për vaksina, qoftë edhe simbolike

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj në një intervistë për gazetaren e ABC Linda Karadaku foli për situatën e koronavirusit, menaxhimin e pandemisë, si edhe procesin e vaksinimit. Gjatë intervistës Zemaj tha se është bërë një punë shumë  e madhe e cila ka dhënë edhe rezultate pozitive të përkthyera në statistika dhe shifra.

Zemaj tha se me kapacitetet që ka pasur Republika Kosovës është bërë një punë e pakursyer duke dhënë rezultate në menaxhimin e pandemisë, ndërsa shtoi se bluzat e bardha janë zotuar se do të tregohen vigjilent dhe se nuk do të ulet kujdesi pavarësisht gjendjes që po kalon Kosova edhe për shkak te gjendjes aktuale politike.

Pjesë nga intervista: Pyetje: Jeni i kënaqur me mënyrën se si e keni menaxhuar pandeminë?

Zemaj: Edhe tani aktiviteti vazhdon është një punë që bëhet në disa drejtim dhe ka treguar rezultate të mira edhe me statistika. Por ne e llogarisim me ruajtjen e shëndetit publik dhe mbajtjes në jetë të prekurve me Covid. A mund të bëhej më mirë, ne jemi në kërkim të asaj që gjithmonë të jemi super të kënaqur me shërbimet mjekësore, por më duhet të them se me kapacitetet që ka pasur Republika e Kosovës mund të jem falënderues ndaj stafit të Ministrisë, Ekipeve të Emergjencës, Forcës së Sigurisë së Kosovës…gjithë këta njerëz që orientimi ishte të ndërtohej një front i përbashkët në përballjen me pandeminë.

Deri më tani po mundohemi që të mos e ulim dinamikën e punës, jemi zotuar që në asnjë moment nuk do ta ulim vigjilencën për çdo lloj emergjence. Po i mbajmë në funksion të plotë institucionet e pavarura, shërbimin spitalor pavarësisht situatës dhe gjendjes politike në Kosovë. Gjatë bisedës ai theksoi se edhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Teksa u ndal edhe tek vaksinimi Zemaj tha se pritshmëritë janë që të nisë më herët nga sa është paralajmëruar në Kosovë.  “Në fillim ishte vetëm klinika Infektive në Prishtinë. Ne e bëmë të mundur që aktivitetin ta shtrijmë edhe në spitalet rajonale. Hapëm edhe klinika të tjera Covid që na ofruan mundësinë edhe ne edhe qytetarëve që të kemi një lehtësim për shkak të ngarkesës së klinikës Infektive.

Kishim 4 klinika Covid-i vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale. Po ashtu i mundësuam qytetarëve që të merrnin tretmanin që në fillim para se të dëmtoheshin dhe të vinin në klinika në gjendje më të rëndë. Ky besoj ishte sukses i yni. Kishim pak respiratorë, sot kemi rezerve po ashtu edhe ngritja e kapaciteteve testuese që sot mund të bëhet në masë. Pra është diçka e mirë që arritëm ta sillnim menaxhimin e situatës epidemiologjike këtu. Pra jemi me menaxhimin më të mirë jo vetëm në rajon”, u shpreh ai.

Pyetje: A patët probleme me furnizimin me oksigjen?

Zemaj: Kishte probleme. Nuk kishte shpërndarës oksigjeni, por ndërhymë me shpejtësi shumë të madhe.

Pyetje: Nga i morët? Si u gjet zgjidhja?

Zemaj:  Zgjidhja u bë me zgjerimin e kompanive që ishin të licensuar, u bë zgjerimi i shpërndarjes së oksigjenit një avancim që e bëmë në një afat të shkurtër kohor. Kishte vështirësi, na ndihmuan miqtë tanë, vende të rajonit, Maqedonia, Shqipëria që ishin në të njëjtën situatë.

Pyetje: A ka një kontratë apo parakontratë më Pfizer?

Zemaj: Duke parë situatën pandemike që është edhe problem global, po ashtu duke pasur barrën e menaxhimit të kësaj situatë asnjëherë nuk jam bërë pjesë e debateve qofshin ato politike apo jo. Angazhimi im është të siguroj vaksinën.  

Ajo çfarë mund t’ju them dhe të siguroj qytetarët e Kosovës është se tani kemi siguruar 500 mijë doza nga Pfizer dhe 35 mijë paraprakisht që do të vijnë dhe kemi dy linja të tjera të komunikimit zyrtar, një është përmes Covax që ofrohet falas 720 mijë dhe një përmes shtetit mik, Austrisë. Mund të them se vaksinimi në Kosovë mund të konkludojë që ne mund të fillojmë vaksinimin shumë herët se ne kemi deklaruar.

Pyetje: Keni thënë se mund të vaksinoni 20 mijë persona në ditë. Është e mundur të bëhet kjo?

Zemaj: E kemi strategjinë e imunizimit. Kemi marrë dhe kemi dhënë modele. Kemi marrë modele për vaksinim masiv dhe po e përshtatim për Republikën e Kosovës. Ajo që është me rëndësi është se vendi se ku të ruhet vaksina dhe këtu kemi avancuar. Depon farmaceutike e kemi dhe jemi përgatitur për të gjitha llojet e vaksinave.

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME