Categories Lajme

Investigimi për privatizimin e kompleksit “Partizanit”

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat e investigimit të realizuar nga “Report TV” në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, të titulluar “Duart e familjes Berisha mbi ‘Kompleksin Partizani’”. Krahas videos, Rama shprehet se “ia vlen ta shihni se deri ku shkojnë ata që ju kanë qeverisur e që duan t’ju qeverisin prapë”. Kryeministri shpreh besimin që drejtësia e re, nuk do t’i lerë çorbaxhinjtë pa dhënë hesap.

“MIRËMËNGJES, me ndjesën që kjo çorbë mund t’ju prishi krejt shijen e fillimit të fundjavës, por me bindjen se ia vlen ta shihni se deri ku shkojnë ata që ju kanë qeverisur e që duan t’ju qeverisin prapë, duke uruar sinqerisht që drejtësia e re, e cila sapo ka nisur të ndezë dritat e shpresës pas 100 vitesh terr në gropën e padrejtësisë, nuk do t’i lerë çorbaxhinjtë pa dhënë hesap, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.

Sipas investigimit të Report TV, në nëntor 2005, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha është bashkëpronar me mbi 40 % të aksioneve”.

Nga investigimi del se, “një muaj pas marrjes së pushtetit, qeveria Berisha privatizoi ish- kompleksin Partizani duke shkelur ligjin”. Sipas investigimit, “vetë Lulzim Basha dha kontributin e tij bujar në procedurë, dhe sapo u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dy vjet pas përfundimit të privatizimit të tokës prej 26,000 metrash katrorë të kompleksit Partizani, vuri vulën përfundimtare mbi “affaire-n” duke dhënë leje për të ndërtuar mbi ato toka një seri kullash prej 120.000 m/katrore, 35 % e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha”.

“Në tetor të vitit 2005 qeveria Berisha e sapo emëruar, nxitoi të fillojë procedurën e privatizimit të Kompleksit Partizani, por veprimi i parë ka qenë në  kundërshtim me ligjin. Siç thuhet në këtë dokument, që nga 31 tetori 2005 me shkresën nr 280/1 ministri i ekonomisë Genc Ruli propozon privatizimin e Kompleksit Partizani dhe Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu me shkresën nr 9549, datë 14.11. 2005, pranon propozimin edhe pse Kompleksi Partizani në atë moment ishte akoma pjesë e të ashtuquajturit ”plan i përhapjes”. Plan i përhapjes është lista e pasurive dhe pronave ushtarake që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, me miratimin e Presidentit të Republikës, ende konsiderojnë asete strategjike dhe privatizimi i të cilave është i ndaluar absolutisht”, thuhet në investigim.

“Në atë moment Presidenti i Republikës, i cili ka të drejtën ekskluzive të autorizojë çdo modifikim të “Planit të përhapjes” për të përjashtuar Kompleksin Partizani, është Alfred Moisiu, i cili me sa duket nuk bie dakord të nënshkruajë. Eshtë pikërisht për shkak të këtij bllokimi që procedura fillon të ngadalësohet dhe familja Berisha detyrohet të presë për gati dy vjet deri në ardhjen e presidentit të ri të Republikës, Bamir Topi, i cili me shkresë nr 638/2 dhe nr 638 / 4 më 29.08.2007 heq Kompleksin Partizani nga “Plani i përhapjes” duke rihapur kështu rrugën për privatizim”, theksohet në investigim.

“Pas zgjedhjeve të 2009-ës, Berisha në vend të Gazmend Oketës, emëron Arben Imamin si Ministër i Mbrojtjes i cili, pa humbur kohë, gjen menjëherë zgjidhjen që e lejon të kënaqë Berishën pa rrezikuar që të vendosë firmën e tij në atë kontratë e nxehtë”, thuhet në investigim. “Më 15 tetor 2009, Arben Imami e delegoi atë për të nënshkruar kontratën “si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes që administron Kompleksin Partizani” dhe të nesërmen, 16 Tetor 2019, edhe pse nuk ka asnjë kompetencë mbi atë pronë, Gjunkshi nënshkruan aktin me të cilin i dorëzon Kompleksin Partizani familjes Berisha dhe trashëgimtarëve të tjerë”, theksohet në investigim. “Një tjetër parregullësi pasi kontrata për shitje do firmoset vetem 5 ditë më vonë, në 21 tetor 2009. Pra Gjunkshi ka dorëzuar një pronë pa pasur ende një kontratë shitje në dorë”, theksohet në investigim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME