fbpx
Lajme

Investimi rreth 20 miliardë lekë, merr jetë rruga e Arbrit, bypass-i Vlorës etj

Me një mbështetje buxhetore prej më shumë se 20 miliardë lekësh pritet të marrin jetë disa nga veprat e mëdha publike, si Rruga e Arbrit apo bypass-i i Tepelenës dhe ai Vlorës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se në buxhetin e shteti për vitin 2021 fondet për transportin rrugor llogariten 12.8 miliardë lekë, ndërsa për programet e zhvillimit në infrastrukturë janë parashikuar 8.4 miliardë lekë.

“Prej vitit 2021 marrin jetë disa nga veprat e mëdha publike për shqiptarët. Transporti Rrugor me një buxhet 12.8 miliardë lekë dhe programet e zhvillimit në infrastrukturë me 8.4 miliardë lekë, do të jenë katalizator për punësimin dhe zhvillimin e rajoneve”, deklaroi Denaj.
Sipas saj, Rruga e Arbrit, bypass-i i Tepelenës dhe Vlorës, rruga Qukës-Qafë-Plloçë janë vetëm disa nga nismat e bëra realitet.

Investimet publike për vitin 2021 parashikohen në nivelin 120.6 miliardë lekë, me një rritje në krahasim me vitin 2020 prej rreth 19 miliardë lekësh ose 18.5 %. Ato përbëjnë 7.2 % të PBB dhe janë në nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit. Projekte të tjera të mëdha ku do të investohet janë tuneli i Llogorasë, unaza e re e Tiranës, rruga Kardhiq-Delvinë etj., si edhe zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button