Categories Lajme

“Investoni në Shëndet Publik”, Petrit Vasili këshillon qeverinë si të vërë nën kontroll covid

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në rrjetet sociale i tregon qeverisë mënyrën për të vënë në kontroll pandeminë e Covid 19. Sipas tij, vetëm me investime në Shëndetin Publik kontrollohet virusi

STATUSI I PLOTE Qeveri e KM Investoni ne Shendet Publik dhe Pandemia do te vihet shume shpejt ne kontroll!
Investime ne shendet publik, kyçi i perballimit te Pandemise!! Investimi ne shendet publik ne teresi dhe mbi te gjitha ne Institutin e Shendetit eshte pika kyce per te menaxhuar pandemine.

Pa rritur intensivisht kapacitetet laboratorike testuese dhe aftesine e perpunimit te te dhenave, pandemia do te kete nje menaxhim kaotik, te pa shenjestruar dhe pa aftesi prognozimi.
Investimet duhet te jene te shpejta dhe me peshe sepse situata eshte emergjente dhe duhen kryer testime te bollshme pa te cilat nuk mund te ndertohet asnje model epidemiologjik qe mundeson racionalizimin e nderhyrjeve dhe targetimin e tyre. Pa ekstension te teknologjive ne rrjetin e institucioneve qe udheheqin procesin si ISHP etj eshte absolutisht e pamundur te perballohet situata.

Stresi dhe demotivimi per shkak te mbingarkeses do te ule pashmangshmerisht kapacitetet dhe cilesine.
Eshte fakt se institucioni me i rendesishem ne vend Instituti i Shendetit Publik perballon situaten me te njejtin Laborator te ngritur ne fundin e vitit 2010 ne rastin e Epidemise se Gripit te Derrit.
Numrat jane gjithnje ne rritje dhe prognoza e pandemise nuk mund te trajtohet si oroskop. Ndaj nje masterplan investimesh me ne qender Institutin e Shendetit Publik eshte rruga e vetme e pashmangshme.

Trajtimi i Pandemise strategjikisht duhet te orientohet nga mekanizmat, qe orientojne veprimet ne nivel vendi sic jane ISHP dhe Drejtorite Lokale te Shendetit Publik. Situata nuk pret me.Qeveri e kryeminister Investoni ne Shendet Publik dhe Pandemia do te vihet shume shpejt ne kontroll.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME