Lajme

Ish-burri çon vlonjaten në polici: Dhunon psikologjikisht fëmijët

Një 29-vjeçare është denoncuar në polici nga ish-burri i saj, pasi sipas tij ajo ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen F. T., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, shtetasi A. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, se 29-vjeçarja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close