Categories Lajme

Ish deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri çel zyrtarisht fushatën me të rinjtë

Dashamir Tahiri nga partia Bindja Demokratike këtë të hënë ka hapur dhe fushatën elektorale në Vlorë.Ish deputeti është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit ato do të jenë në aleancë me 3 parti të djathta dhe  i pari i listës në qytetin e Vlorës është ai. Ndër të tjera Tahiri është shprehur se në këto zgjedhje askush nuk do të mund që të krijojë qeverinë pa ato.

Sot çelim zyrtarisht fushatën dhe është një kënaqësi që ajo starton me të rinjtë sepse rinia është e ardhmja dhe motorri i vëndit. Ju bëj me dije sot se jemi në një aleanc me 3 parti të djathta dhe i pari i listës do jem un në Vlorë. Kemi bërë dhe 2 fushata ku kemi fituar dhe do fitojmë sepse jemi në drejtimin e duhur . Një gjë është të jesh deputet dhe një gjë tjetër është të jesh deputet i popullit .

Të dy partit e mëdha nuk e formojnë dot qeverinë dhe kanë nevojë për ne . Siç e dini mirë unë hyj te deputet që nuk e ka frikën apo ti nënshtrohet kryetarit. Të gjitha forcat politike përveç të tjerave kanë diçka të përbashkët,importojnë deputetë dhe i takoni vetëm për fushatë ndërsa më pas nuk përgjigjen më madje skeni as ku ti gjeni ndërsa unë dhe emrat e tjerë të forcës tonë politike , jemi këtu, jetojmë këtu dhe në çdo kohë i përgjigjemi kujtdo. Miq forca jonë politike nuk do të ketë kryetar por do të ketë një deputet për popullin, përfundon fjalën ish deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME