Lajme

Ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha i bashkohet PS-së/ Çuçi: Betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ediola Braha i është bashkuar Partisë Socialiste. Lajmin e bëri të ditur, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nga një takim në Tepelenë. “Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”, u shpreh Çuçi gjatë një takimi me strukturat.

Sipas tij, angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. “Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim”, theksoi ministri Çuçi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close