Lajme

Ish deputetja ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Besëprerë, nuk je i denjë

Ish-deputete e PD në Vlorë Nadire Meçorapaj, ka dalë me një rrjetet sociale, ku i numëron dështimet kryetarit në detyrë, Lulzim Basha. Meçorapaj shkruan se nisma e dekomunistizimit është një tjetër dështim dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha dhe se ai po tallet dhe nuk është i denjë për këto kauza.

Postimi i plotë i Nada Meçorapajt: Nisma e dekomunistizimit, një tjetër dështim, besprerje dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha Asnjëherë se pate seriozisht, asnjëherë nuk e çove të paktën deri te protokolli i Kuvendit. Fjalë shumë e për e lumë.

E trumbetove edhe gjatë legjislaturës së kaluar, dhe kurrë nuk u vumë në dijeni as ne si deputetë, aq më tepër ne nga shtresa e të përndjekurve, se çfarë propozimesh kishit, e mbase kishim edhe ne, si më të shtypurit nga regjimi, ndonjë mendim! Apo nuk iu hynin në punë juve mendimet tona!

Nuk je i denjë për këto kauza ti, sepse nuk e ke seriozisht çuarjen e një nisme, një të vetme, deri ne fund. Të paktën kurseja shtresës tonë këto nismat me gjasme, këto ngritjet e grupeve të punës, kur rezultati dihet: asgjë. Çfarë turpi të përdorësh politikisht kauza të tilla plagë për Shqipërinë dhe shqiptarët! TPZ

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: