Lajme

Ish-dhëndri tentoi ta vriste dhe ta digjte të gjallë, e moshuara rrëfen tmerrin nga shtrati i spitalit: Më vuri duart në fyt dhe…

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin të shtunën, ku një shtetas nga Kosova, udhëtoi drejt Llaktaundit të Vlorës dhe pasi dhunoi dy familjarë të ish-gruas tentoi t’i digjte ata të gjallë. Haki Barjami akuzohet se dhunoi ish-vjehrrën dhe djalin 14-vjeçar të ish-gruas së tij dhe më pas i vuri zjarrin banesës, duke e shkrumbuar totalisht, bashkë me shtëpinë e fqinjit.

E gjitha duket se ka ndodhur si pasoje e konflikteve të herë pas hershme mes vajzës së të moshuarës dhe Haki Barjamit nga Kosova. Çifti prej vitesh bashkëjetonte në Kosovë dhe kishin sjellë në jetë një djalë që sot është 1 vjeç.

Por te dy vinin nga martesa të mëparshme edhe kishin fëmijë. E moshuara, nga shtrati i spitalit ka rrëfyer për  “Me Zemër të Hapur” se prej kohesh vajza e saj dhunohej nga dhëndri si dhe se ai shfrytëzonte nipin e saj 14-vjeçar, fëmijë nga martesa e mëparshme e bashkëjetueses. “Më vuri duart në fyt dhe tentoi të më mbyste. Nipin tim e dhunoi. Dhe mua po ashtu”, tha e moshuara.

I njëjti person, më pas dhunon dhe 14-vjeçarin dhe i vë flakën shtëpisë për t’i djegur të dy brenda. Nipi 14-vjeçar nxjerr nga dritarja gjyshen dhe i shpëton jetën, ndërsa e moshuara tregon se shkak i gjithë kësaj ngjarje ishte largimi dhe martesa e vajzës së saj pasi u nda nga Haki Barjami, pasi ky i fundit i mori me forcë fëmijën vetëm 1 vjeç dhe nuk e ktheu më.

Por duket se zanafilla është që nga largimi i saj nga banesa dhe aborti i një fëmije që Haki Barjami nuk e pranoi dot kurrë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close