Categories Lajme

Ish-drejtoresha e shkarkuar akuzon kreun e Tatimeve: Ceno Klosi iu bën presion vartësve për të kryer veprime të kundraligjshme

Ish drejtoresha e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papahuara, Shilda Kamberi Hasanaj, e cila ka punuar në Tatime 23 vite i është drejtuar me një ankesë komisionit parlamentar të ligjeve, ku i kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosin, për abuzimet e kryera nga ky i fundit në drejtorinë që ai drejton.

Në një kërkesë të siguruar nga “Ballkan Web”, Hasanaj ka dhënë fakte se si Ceno Klodi dhe drejtorët pranë tij i bëjnë presion psikologjik administratës në varësi për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Ata që nuk pranojnë, pushohen nga puna, e njëjta gjë ka ndodhur me denoncuesen Shilda Hasanaj, ku sipas saj ajo refuzuar që të zbatojë urdhrat verbalë e të paligjshëm të drejtorëve të Ceno Klosit, dhe është thirrur në zyrë nga ky i fundit dhe i është bërë presion për të pranuar gjithçka.

Hasanaj shpjegon në ankesë se nga drejtori i investigimit të Brendshëm Antikorupsion Klodian Mema, i janë kërkuar udhëzime se si mund të sulmohej drejtorja e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Vjola Tanto, edhe pse ishte shtatzënë dhe e aftë profesionalisht.

Ai i ka paraqitur një letër gjoja anonime, por që në fakt ishte e shkruar në zyrat e administratës tatimore.

Më tej në shkresën drejtuar Komisionit të Ligjeve thuhet se Drejtori i Përgjithshëm, Ceno Klosi, ka mashtruar lidhur me moskryerjen e inspektimeve në rajone nga ana e Shilda Hasanajt, ndërkohe që projekt raportet ishin firmosur nga vetë ai. Raportet e inspektimit janë fshehur ose zhdukur pasi punonjësit  e Klosit nuk kanë pranuar t’i marrin në dorëzim me firmë dhe në zyrën e protokollit nuk lejohet të protokollohen në kohë shkresat sipas ligjit se kanë frikë se mos lënë gjurmë.

Në dëshminë e punonjëses e pushuar nga puna thuhet se Ilir Kurti një tjetër zyrtar i afërt me Ceno Klosin dhe përgjegjës në burimet njerëzore, i ka bërë presion asaj në mënyrë të hapur e të paarsyeshme për të ndryshuar përformancën nga vlerësim “mirë “ në vlerësim “Jo kënaqshëm” për znj.Tanto.

Po ashtu në dëshmi hidhet drite mbi shkeljet që bëhen në protokollimin e shkresave. Kështu shkresa nr.13114 datë 29.07.2022 për vlerësimin e punës për Shilda Hasanaj, rezulton jo vetëm të jetë dorëzuar 6 muaj e gjysmë me vonesë por edhe të jetë plotësuar me vonesë dhe mban një datë të falsifikuar.

Pas këtyre hapave ka nisur procedimi disiplinor që ka përfunduar me largimin e Shilda Hasanajt nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Duke shpërdoruar detyrën kryetari i komisionit disiplinor është vetëzgjedhur Ceno Klosi. Paracaktimi i vendimit është zbuluar pasi një nëpunëse e Tatimeve thuajse 10 ditë para shpalljes së tij, pa dashje i ka nisur Hasanajt në e-mail draft vendimin ku ishte vendosur largimi i saj nga Shërbimi Civil.

Ndërkohë në vendim nuk pasqyrohet asnjë provë nga më shumë se 600 fletët e dorëzuara nga Shilda Hasanaj nëpërmjet protokollit, gjë e cila përbën shpërdorim detyre, fshehje dhe zhdukje e provave. Vendimi përfundimtar ishte firmosur edhe nga Drejtor i Përgjithshëm Ceno Klosi pa qenë asnjë sekondë i pranishëm në seancat e Komisionit Disiplinor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Shtunë, 30 Mars 2024

Dashi Disa probleme te hershme do dalin serish ne drite sot dhe do keni mosmarrëveshje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë Fierit, 55-vjeçari përplas për vdekje 65 vjeçarin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i riu. Çfarë thotë policia

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohet se goditi me mjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME