Categories Lajme

Ish-drejtuesi i lartë i policisë lëshon deklaratë të fortë: Ja si grupet kriminale kanë kapur administratën

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim Arjan Hoxha, i ftuar në studion e televizionit, ka analizuar situatën aktuale në vend, ku krimi sipas tij është përhapur në çdo cep të vendit.

Sipas tij, “Jo vetëm Elbasani është një nga Qarqet problematike, por kemi Shkodrën, Vlorën, Durrësin Tiranën, kemi të gjithë Shqipërinë, ku grupet kriminale veprojnë. Ata kanë mënyra të sofistikuara të ndërveprimit”.

Më tej ai tha se po bëhen larje hesapesh për pazaret e drogës dhe duket sikur policia nuk ka informacion paraprak.

Në vijim të intervistës në studio, Hoxha lëshoi një deklaratë të fortë, kur tha se, “Grupet kriminale kanë shtrirë tentakulat e tyre në çdo qelizë të administratës, të ekzekutivit etj. Ata influencojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në emërimin e pononjësve të policisë në pikat kyçe ku u duhet atyre.

Kemi rastin e Vlorës, ku thuhet se kemi vetëm njërin që na prish punë, ndërsa të tjerët i kanë të gjithë të tyre. Unë absolutisht i besoj këto përgjime”.

Duke u ndalur tek ngjarja e Elbasanit, ai sulmoi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ku tha se ndonëse kishte ndodhurn jë ngjarje e rëndë, ministri fliste për bastet.

“Kemi rastin e fundit në Elbasan, ku ministri aktual i Brendshëm, interesohet më shumë për bastet sesa ngjarje të tilla. Ai duhet të kërkonte llogari për ngjarjen e jo të merrej me bastet”, – tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME