Categories Lajme

Ish-e dashura këngëtare shfaqet me Kim Jong-un/ Bashkëshortja nuk është parë prej muajsh

Një ish-e dashur e udhëheqësit komunist të Koresë së Veriut, është shfaqur së fundmi në mënyrë misterioze përkrah tij, gati nëntë muaj që kur bashkëshortja e tij legjitime është parë për herë të fundit.

43-vjeçarja Hyon Song-wol, ishte ngarkuar me shoqërimin e figurave të ushtrisë në karriget e tyre dhe më pas i soli lulet udhëheqësit 36-vjeçar Kim.Detyra të tilla më parë bëheshin nga motra e vogël e diktatorit. Hyon është vokalistja kryesore e grupit të vajzave Moranbong Band, dhe besohet të jetë njohur me Kim kur ata ishin të dy adoleshentë.

Ndërkohë bashkëshortja e Kim, Ri Jol-su nuk është parë që prej janarit dhe kjo i ka dhënë jetë spekulmeve se mund të ketë lindur. 31 vjeçarja Ri është martuar me Kim në 2009, në martesën me mblesëri nga babai i tij Kim Jong-il. Çifti besohet se kanë tre fëmijë, nga të cilët më i madhi është një djalë 10-vjeçar.

Disa raportime thone se ajo aktualisht po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh. Zëra të tjere aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME