Categories Lajme, Politike

Ish-kryeministri Berisha reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit e ka cilësuar si një akt dinjitoz.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Berisha ka shkruar se është hera e dytë që Haradinaj jep dorëheqje në mënyrë dinjitoze nga posti i kryeministrit dhe hera e tretë që ai përballet me drejtësinë ndërkombetare.

Reagimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Nje akt shtetar dinjitoz! Miq, sot Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.

Duke shprehur vleresimin tim per aktin e tij prej shtetari te vertet shtoj ketu se kjo eshte hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare.

Ne dy rastet e mpareshme ai eshte gjetur i pafajshem. Komandant trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramush Haradinaj kundershtoj me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar. Me kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij burreror te kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK Ramush Haradinajt dhe besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy here te pafajshem.

Une gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages mbasi kishin tek ai nje dige te pakapercyeshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME