Categories Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, iu është bashkuar reagimeve pas arritjes së marrëveshjes për krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës.

Ai shprehet se dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknik. “Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve”, shprehet ai ndër të tjera.

POSTIMI I TIJ I PLOTË: Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj. Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME