Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka humbur të ëmën. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale.
Imeraj citon fjalët e fundit të së ëmës para ndarjes nga jeta, pas disa vitesh betejë me një sëmundje të rëndë.
Ai shkruan se, nëna e saj do të jetë gjithmonë mes tyre si një grua plot shpresë që gjithë jetën ua kushtoi fëmijëve të saj.
Statusi i Elisabeta Imerajt
“Jeta ju perket te rinjve….
Semundja nuk pyet, une dhe Ju bashke luftuam….
Tani është koha të Ju lë ”
Me keto fjale te ndjera, sot me 14 Qershor nderroi jete, pas disa vitesh perpjekjeje nga nje semundje e rende, nena ime ZYLFIJE IMERAJ.
Nje grua plot force, plot shprese, nje njeri me virtyte dhe vlera, qe gjithe jeten ua kushtoi femijeve.
Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbeshtetjen tënde, me dashurinë tënde…
Te falenderojme shume Mama e dashur…..
Dhe të premtoj Amanetin…..