Categories Lajme

Ish-Ministri Tafaj kundër shtyrjes së vitit akademik: Duhet të kishte paketë mbështetëse për studentët

Viti i ri akademik do të fillojë në nëntor të 2020 për Universitetet publike, ndërsa atyre private u është lënë dorë e lirë. Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e gjykon të gabuar shtyrjen e këtij viti akademik deri në nëntor të vitit të ardhshëm.

Tafaj: E kanë të gabuar. Çdo gjë nga ky vit duhej të mbetej brenda këtij viti, zyrtarisht mbaron në shtator dhe nuk kishte pse të shtyhej në tetor dhe viti tjetër të fillonte në nëntor.

Por sa i sigurt është kthimi në auditore? Ish-ministri i Arsimit për Rtv Ora  thotë se risku ekziston dhe vë në dukje se vendimi i MAS është më optimist sesa vetë vendimi i Senatit të Universitetit të Mjekësisë në përbërje të së cilit janë ekspertët shëndetësorë më të mirë të vendit.

Tafaj: Ky urdhër është jo i lehtë. Vendimet që merren në kohën e pandemisë janë vendime politike të vështira. Nëse task-forca do të shprehej me opinione publike si në botë do të ishte krejt normale. Qeveria do të kishte ndërmarrë një vendim akoma më të lehtë. Duket se nuk ka ndodhur kështu.Ne kemi një vendim të pardjeshëm që ka marrë senati i Universitetit të Mjekësisë së Tiranë ku janë ekspertët më të mirë të vendit. Ata kanë bërë një vlerësim tjetër për situatën. Urdhri i sotëm është më optimist se vlerësimi i nivelit më të lartë të ekspertizës. Në Tiranë janë 110 mijë studentë nga 145 mijë që ka Shqipëria gjithësej. Nuk e di a është vendim realist.Universiteti i Mjekësisë hapte një variant shumë të mirë për kthimin e studentëve të vitit të fundit pas datës 23 qershor.Problemi është a do të arrijnë të realizojnë Universitetet ato kushte pa goditje dhe ndikim negativ mbi situatën epidemiologjike. Urdhri u dha gjysmak.

Tafaj thotë se studentëve duhet tu merret në konsiderohet çdo gjë që kanë bërë gjatë procesit mësimor online. Sa i takon pabarazive të krijuara në radhët e studentëve, ai shprehet se qeveria duhet të kishte mbështetur financiarisht studentët në zonat rurale dhe studentët në nevoja ekonomike.

Tafaj: Nëse MAS ka arritur në konkluzionin që situata ka krijuar kushte të pabarabarta për studentët, duhet të reagohet me masa mbështetëse. Janë bërë dy paketa, se di a do ketë të tretë. Sot u diskutua buxheti. Gjermania dha 150 euro për çdo nxënës të familjeve që nuk kanë mundësi ekonomike.Si ka mundësi që nuk u dha mbështetje për studentët. Urdhri thotë që studentët do të vazhdojnë online dhe pastaj do të vinë me 25 gusht këta që nuk përfundojnë diplomën këtë vit, nëse është 35 gradë temperatura kjo është histori tjetër. Do bëjnë pjesën e praktikave që ka mbetur.Urdhri duhet të ishte me paketë mbështetëse.

Sa i takon vendimit për maturantët, Tafaj thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër për ta.

Tafaj: Për maturantët nuk kishte zgjidhje tjetër. Provimet duhet të bëheshin vetëm në shkolla. Është zgjidhje korrekte dhe jam optimist se do të funksionojë.

Ish-ministri i Arsimit vlerëson se edhe pas tejkalimit të situatës së pandemisë, Qeveria duhet të akordojë fondin dhe duhet investuar me shpejtësi që ne të ngrejmë infrastrukturën dixhitale.

Tafaj: Mësim online me whatsapp nuk bëhet. Epoka dixhitale fillon me Universitetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME