Categories Lajme

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vjet bùrg për korrupsion

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut ka konfirmuar dënimin 17 vjet bùrg, të marrë në apel për ish-presidentin Lee Myung-bak, i shpallur fajtor për korrupsion dhe përvetësim dhe i kërkoi të paguajë edhe shumën prej 13 miliardë wonësh (11,45 milionë dollarë).

Lee, 78 vjeç, ish-president i Republikës nga 2008 në 2013, ka mohuar çdo akuzë, pavarësisht se edhe Prokurori Publik e kishte cilësuar dënimin si ”shumë të butë”.

Gjykata e Lartë sqaroi se ”nuk kemi zbuluar asnjë vlerësim të pasaktë në aktgjykimin e kontestuar”, në lidhje me faktet që kishin çuar në dënimin për korrupsion dhe për shpërdorim të pushtetit.

Lee është presidenti i katërt i Koresë së Jugut që dënohet me bùrg në kohën e mbarimit të mandatit. Pas gjykimit të shkurtit, Lee u la i lirë pak kohë, me kusht, në pritje të përgjigjes së Gjykata e Lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME