
Një ish-usharak shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle sëbashku me bashkëshoirten e tij për kultivim dhe shitje marijuane.
Në operacion janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë me peshë totale 131 kilogramë të përgatitura për grumbullim.
Mediat vendase raprtojnë se Policia Kombëtare ka arrestuar në qytetin Riells i Viabrea (Girona) dy persona të dyshuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës, një ish-ushtar shqiptar të ushtrisë franceze dhe bashkëshorten e tij .
Gjithashtu, në shtëpinë, e cila kishte masa të rëndësishme sigurie, u gjetën gjithsej 15 armë me tehe që i përkisnin të arrestuarit.
Shtëpia e një familjeje, e cila ishte uzurpuar ilegalisht nga të arrestuarit, përbëhej nga dy kate. Bodrumi i katit të poshtëm ishte përshtatur për mbjellje, plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj dhe për të shmangur zbulimin. Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor.
Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat ata deklaruan se shtëpia mund të strehonte një plantacion marihuane.
Me fillimin e hetimeve është kërkuar bashkëpunimi me kompaninë e furnizimit me energji elektrike për verifikimin e konsumit mashtrues, i cili ka arritur në shumën totale prej 80 954 euro./ora