Lajme

Ish-ylli i Partizanit dhe Superiores shënon 2 gola në Europa League, shpresohet për përmbysjen e madhe

Ish-futbollisti i Partizanit, Jasir Asani, në “qiellin e shtatë”. 27-vjeçar ka tundur 2 rrjetën në harkun kohor të 15 në duelin e kthimit ndaj Moldes, duke tronditur norvegjezët.

Në minutën e 14-të, shqiptari i Maqedonisë së Veriut, kaloi në avantazh skuadrën e Kisvard, teksa në të 29-tën, shënoi edhe golin e dytë.

Sfida e parë mes Moldes dhe hungarezëve të Kisvarda, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të norvegjezëve. Kjo dopietë e Asanit ka ndezur shpresat për një përmbysje të madhe.

Vlen të theksohet fakti se Asani, gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin ndaj Kairat Almatit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1.

Ish-futbollisti i Partizanit, me golat dhe paraqitjet e tij, është duke u shndërruar në një lider te skuadra e Kisvarda.

Asani priti prej kohësh ftesën e Rejës, por duke qenë se ajo s’po vinte, zgjodhi të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut, por që s’e lejon FIFA.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close