Categories Lajme

‘Isha 6 vjeçe kur abuzuan për herë të parë, në gjimnaz mësuesi tentoi të më…’ e reja rrëfen traumat e jetës

jë vajzë 30-vjeçare, që nuk dëshiron të identifikohet, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, për të rrëfyer jetën e saj të vështirë, ku është ngacmuar seksualisht që kur ka qenë 6 vjeçe.

“Nga njerëz të rritur, jo pjesëtar të familjes, po le të themi të gjakut. E ka zgjatur deri kur bëra 10 vjeç, ata ishin të moshës 26 vjeç.

Nuk ka ndodhur vetëm një herë por disa herë, jo nga një persona por nga disa, madje ka qenë edhe një femër. Më kanë prekur, më kanë hequr rrobat. Vetëm nuk ka ndodhur akti, të gjitha tjerat kanë ndodhur”, tregon ajo.

Sipas saj, kjo ka ndodhur në lagje ose e merrnin në shtëpitë e tyre.

“Nuk e dija çfarë janë duke bërë. Nuk flisja në shtëpi se kisha frikë se më rrihnin. Nuk ishim familje e bashkuar, kishte edhe dhunë”, shton e reja.

30-vjeçarja ka rrëfyer edhe rastin kur një mësues në gjimnaz ka tentuar që të abuzojë me të, por kësaj radhe ajo ka reaguar.

Episodi tjetër nisi në gjimnaz, në vitin e parë, një mësues më thirri për pjesën që duhej të përgatitesha për një provim që kisha ngelur. Më mbylli në drejtori dhe më tha do bësh këtë, këtë. Mu afrua për të bërë gjëra të turpshme. Ulërita se mu kujtuan momentet e fëmijërisë.

Më dëgjuan shoqet dhe më në shkollë më thanë se ti je e lidhur, unë ika nga ajo shkollë. Nuk e kam ndarë me askënd këtë histori. Fillova të bëhesha shumë agresive si njeri, vetëm qaja gjatë gjithë kohës.

U rrita më shumë pasi kaluan të 20. Mendova të nisja punë, por nuk më linin, është turp. Duhet të martohesh, do të mbajë burri. Kam tentuar t’i bëj keq vetes. Kam tentuar të vras veten se nuk e kaloja dot këtë.

Kam marrë aktin ekstrem, e kam bërë dy herë. Kam pirë ilaçe aq shumë sa dy ditë nuk mbaj mend asgjë. Kur nisa punë, familja nuk donte dhe bënin çdo gjë të lija punën. Madje as nuk më flisnin dhe më përbuznin. Por unë punova dhe mbarova shkollën”, ka rrëfyer 30-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME