Categories Lajme

“Ishe aty në një nga çastet më të vështira të vendit”. Ruçi, Gjiknuri, Beqiraj, Veliaj, Manastirliu, Balla dhe Xhaçka mesazh për Bashkim Finon

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për të.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit, Bashkim Fino. Ndërsa e cilëson Finon vëlla, kontribues dhe deputet të dashur e të veçantë Balla ka shprehur ngushëllimet e tij.

“Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.

Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur

Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë”, shkruan Balla.

Edhe Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit Bashkim Fino.

Sot u nda nga jeta kolegu ynë, Bashkim Fino. Bashkimi humbi betejën për jetën duke na shkaktuar të gjithëve, familjes, kolegëve, miqve, një humbje të pazëvëndësueshme. Bashkim Fino ishte një ndër njerëzit më të mirë të Shqipërisë, politikan, kryetar bashkie, deputet dhe ministër ndër më të shquarit. Shërbeu me devotshmëri për disa legjislatura si deputet i qarkut Fier dhe fitoi besimin dhe dashurinë e të gjithëve. Bashkimi i doli zot atdheut si Kryeministër në një kohë të rëndë dhe shërbeu si shtetar dhe patriot gjatë periudhës më të vështirë të tranzicionit. Ishte vëllai, kolegu dhe miku ynë, buzëqeshja e të cilit nuk do të na ndahet përjetë. Lamtumirë, Bashkim, vëllai ynë i dashur dhe i paharruar!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan: Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. 🖤

Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!

Prehu në paqe mik i dashur

“Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm.

I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im!

Mungesa jote është e pazëvendësueshme!”- shprehet Olta Xhaçka në mesazhin e saj për ndarjen nga jeta të deputetit Bashkim Fino.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan: E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino.
Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.

Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.
U prehsh në paqe, mik🌹

Lajm i trishtë shkrua Damian Gjiknuri, ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Një humbje e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme! Kolegët humbën njeriun e përkushtuar që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997, kur Bashkimi u kthye në simbol shprese si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar!

Lamtumirë Bashkim Fino! Shkruan kandidati për deputet dhe ish ministri Leonard Beqiraj.
Një humbje e madhe për Partinë Socialiste,për familjen dhe për miqtë.
Një njeri i cili guxoi të drejtoi vëndin në një prej kohëve më të vështira
Ngushëllime familjes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME