fbpx
Lajme

ISHP: Nënat me covid mund të ushqejnë foshnjat me gji

Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje të gjitha nënave të cilat rezultojnë pozitive me COVID-19 dhe që janë në periudhën e laktacionit, të vijojnë të ushqejnë me gji foshnjën e tyre, pasi përmes gjirit nënat ushqejnë foshnjën e tyre dhe me antitrupat e nevojshëm për tu mbrojtur nga infeksione të ndryshime. Përmes një njoftimi të publikuar ditën e shtunë, ISHP thekson se, studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.

“1-7 Gusht 2020 është java Botërore e Ushqyerjes me gji. Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej. Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme”,- thekson ISHP.

“Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji. Ato duhet: Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli. Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjienike një përdorimshe. Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura”,- thekson ISHP.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button