Categories Lajme

ISHP sqaron helmimin masiv në Krujë: Epidemi hibride, në ujë është gjetur bakteri enterokok

Zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku në një dalje për mediat flet për helmimin masiv të banorëve të Krujës nga uji i pijshëm. Ulqinaku shprehet se në analizat e ujit të pijshëm në Krujë, të bëra nga ISHP janë zbuluar prani të bakterit enterokok, që tregon se uji i pijshëm është përzierë me atë të reshjeve të shiut.

Për këtë fakt, zv.drejtori i ISHP bën përgjegjës Ujësjellësin. “Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur”, ka bërë me dije Ulqinaku.

Në fjalën e tij Ulqinaku tha se mendohet që kjo epidemi hidrike është shkaktuar si rezultat i ndotjes sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh që kanë sjellë përzierje me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës. Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve Ulqinaku tha se situata do të vijojë të monitorohet për të paktën një muaj deri sa të jenë të sigurtë që çdo gjë të jetë në rregull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME