Lajme

ISHSH Vlorë nis inspektimet në terren për certifikatat e vaksinimit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë ka zhvilluar sot inspektime në terren për pajisjen me certifikatë vaksinimi të punonjësve të administratës publike dhe atyre të shërbimeve, si markete apo supermakete.

Inspektimet në terren nisën që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në Doganën dhe Zyrën e Punës, por edhe 24 institucione të tjera shtetërore.

Drejtori i ISHSH-së në Vlorë, Lorenc Rexha, tha se “kemi dalë sot me 7 grupe inspektimi në qarkun e Vlorës, kryesisht në institucione shtetërore, për të parë mënyrën e zbatimit të urdhrit”.

“I kemi nisur drejtuesve të institucioneve për njohje një e-mail dhe sot në degën e Doganës Vlorë kemi verifikuar certifikatën e vaksinimit, apo për ata që s’janë të vaksinuar do të paraqesin çdo pesë ditë testin molekular PCR”, theksoi Rexha.

Rexha u shpreh se “nëse nuk kryhet është detyrë e drejtuesit të institucionit të marrë masat ndaj punonjësit. Ne nuk do të tolerojmë në këtë pjesë, do të jemi çdo ditë në terren”.

Ai shtoi se ne bëjmë edhe verifikimin e certifikatës në e-albania për çdo punonjës që na kanë ofruar drejtuesit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit në dhjetor 2021, vendosi që nga data 4 janar, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t’u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: