Categories Lajme

“Ishte djali më i urtë”, shpërthimi i mori jetën, flasin fqinjët e 27-vjeçarit në Cërrik

Pas ngjarjes tragjike ku 27-vjeçari Erion Rexhepi i cili humbi jetën këtë të enjte nga shpërthimi i eksplozivit, vetëm pak metra larg banesës së tij, flasin dhe fqinjët e tij.

Fqinjët thanë se ai ishte djalë i urtë dhe familje e mirë, në vështirësi nga ana ekonomike. “E njohim mirë, jemi rritur në një vend, njerëz familjarë hallexhinj, shumë të rregullt po se si ndodhi ngjarja edhe ne u habitëm na ka ardhur shumë keq për atë djalë.

Me ndihmë ekonomike me punë të zezë, njerëz fukarenjt, të pastër, na ka ardhur shumë keq. Për granatën edhe ne po habitemi, ca thoshin me bombël gazi, edhe ne nuk e dimë si ndodhi kjo tragjedi. Ia ati shiste në pazar”. “Cuni më i urtë cun i mirë, besimtar i ati e ëma edhe ai vetë, e shoqja, shumë çun i mirë, tre ka ai fëmijë të vegjël”, tha një tjetër fqinjë.

Njoftimi paraprak nga Policia, Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME