Lajme

Ishte duke mbledhur bimë medicinale, 40-vjeçari shqiptar bie në greminë dhe humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Keratea, ku një 40-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ndodhej në një mal për të mbledhur bimë medicinale , kur papritur një masiv shkëmbor është shkëputur duke e zënë poshtë, e më pas e ka rrokullisur atë drejt një greminë prej 20 metrash.

Ai ka qenë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë njoftuar ambulancën, por për fat të keq 40-vjeçari kishte humbur jetën në vend.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close