Categories Lajme

“Ishte e një politikani”/ Gjendet pronari i makinës ku u kap Fatjon Murati dhe Endrit Dokle, dëshmia e bullgares

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga policia më 8 tetor, për ndalimi ne 3 shtetasve Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi.

Teksa më herët u njoftua që të 3 këta persona u ndaluan ndërkohë që ishin duke qarkulluar me një automjet, i cili u vendos nën sekuestro nga policia, tashmë është zbuluar kush ishte pronari i automjetit.

Mësohet se makina tip Benz” S600 me targa CB6166TE, ishte në pronësi të një shtetaseje bullgare, e cila vetëm një ditë para ndalimit të Muratit, Dokles dhe Reçit ka qenë në vendin tonë.

Kjo shtetase bullgare është thirrur nga policia për të dëshmuar, ndërsa ka zbuluar se automjeti ka qenë më herët në pronësi të një politikani gjerman. Ajo e ka blerë pasi ky politikan e ka nxjerrë në shitje. Ajo ka shpjeguar se nuk ka asnjë lidhje me personat të cilët gjendeshin në makinën e saj, pasi makinë ne kishte dhënë me qira, dhe sipas saj kjo dëshmohej dhe nga dokumentet e marrëveshjes.

Deri sot, makina nuk është tërhequr nga bllokimi në policinë e Tiranës që prej datës 8 tetor kur u ndalua Fatjon Murati dhe u shoqëruan Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët më pas u lanë të lirë.

Njoftimi i policisë për ndalimin e makinës:

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME