Lajme

Ishte larguar nga banesa, gjendet e mbytur 56-vjeçarja në Fier

Gjendet e mbytur një 56-vjeçare në Fier, e cila ishte zhdukur prej disa ditësh. Sipas informacioneve zyrtare, dje rreth orës 19:00, në plazhin e Ndërnënasit, u gjet e mbytur në breg të detit shtetasja Liljana Tafa, 56 vjeçe, banuese në Zhupan.

Gruaja, nënë e dy fëmijëve ishte shpallur në kërkim nga policia pas kallëzimit të bërë nga familjarët se në datën 05.12.2018 ishte larguar nga banesa dhe s’ishte kthyer më.

Nga deklarimet e familjarëve, 56-vjeçarja vuante nga depresioni dhe dyshohet që në kushtet e depresionit është hedhur në lumin Seman. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close