Lajme

“Ishte lojë e njerkës, babai ishte kundër nesh”! Gazetarja lexon live SMS-të e motrës së Eglantina Bucit: Jetonim si në burg, ika nga shtëpia në 2002-shin

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Gazetarja e emisionit “Me Zemër të Hapur”, Evis Ahmeti, lexoi në studion e News24 disa mesazhe të motrës së Eglantinës, Elona Buci, e cila tregon një tjetër anë të jetës së tyre. Elona fajëson babanë e saj, Faik Bucin, dhe njerkën Lirie Buci, teksa thekson se ishte një lojë e njerkës dhe se babai nuk i donte dy vajzat, raporton “BalkanWeb”.

Gazetarja lexon SMS-në e Elonës: “Shkaku ishte babai, sepse ishte kundër nesh dhe ishte një lojë e njerkës. Ishim si në burg, nuk komunikonim me asnjë. Unë nuk kam pasur komunikim me asnjë që prej 2002”.

Më tej, gazetarja lexon një tjetër SMS të Elonës: “Unë kam ikur nga 2002. Eglantina është rritur pa mua, unë nuk di gjë as për fejesën, as për ikjen”. Ndërkohë, në një lidhje telefonike ishte njerka e Elonës dhe Eglantinës, e cila hodhi poshtë ato çfarë shkruan Elona, duke hedhur dyshime që ajo dhe xhaxhai i saj ta kenë shfrytëzuar Eglantinën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: