Categories Lajme

Ishte në Ekuador, del FOTO e shqiptarit që dyshohet se u zhduk në Lushnjë

Personi në foto quhet Shenasi Loha, shqiptari që u denoncua si i zhdukur në Ekuador. Gazetari Artan Hoxha publikoi ditën e sotme foton e tij, për të cilin tha se ka humbur gjurmët që nga muaji mars i këtij viti. Ai  tregoi në një intervistë në “ABC News” se i riu është nga Ferizaj i Kosovës.

“Ky është shqiptari që u zhduk në Ekuador, Shenasi Loha. Ai më kanë thënë që ka humbur gjurmët që nga muaji mars i këtij viti”, Hoxha .

Më tej gazetari tha se Loha ka qenë fillimisht në Ekuador, ku mund të ketë patur lidhje me trafikantët shqiptarë të kokainës dhe më pas është kthyer në vend përmes Kosovës. Por pas zhdukjes së tij, familjarët kanë shkuar në Policinë e Lushnjës dhe kanë kërkuar informacion, por efektivët i kanë thënë se nuk kishin të dhëna, por se dyshonin se mund të ishte kthyer sërish në Ekuador.

Shenasi Loha, sipas Hoxhës është parë në një restorant në Lushnjë me një person të njohur si autor i një atentati me armë ndaj Edison Begajt në Vlorë.

Hoxha tha se i kishte këto pamje dhe do t’i publikonte më pas, ndërsa hodhi dyshime të forta mbi faktin se Loha mund të ishte zhdukur pikërisht në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kur edhe është parë për herë të fundit.

“Pasi kanë dalë nga restoranti ata kanë hipur në makinën e marrë me qira nga një person me inicialet M.P dhe kanë lëvizur nga ai restorant. Nga ky moment nuk ka më detaje për vendndodhjen e Shenasi Lohës”, tregoi Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME