Categories Lajme

“Ishte në hije me të ëmën”, dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën të miturit në Kakavijë: Ambulanca ishte bosh, skandal i zotit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kakavijë, ku burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se autoambulanca ka përplasur një fëmijë, që qendronte me familjen e tij në radhë për të kaluar kufirin. Burime konfidenciale bëjnë me dije se fëmija ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë. Mësohet se fëmija ka qenë në hije së bashku me të ëmën, në momentin kur është marrë përpara nga autoambulanca, shoferi i të cilës është shoqëruar nga ana e Policisë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 10-vjeçare. Kjo është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku fajtorët duhet kërkuar pikërisht te institucionet që kanë heshtur përgjatë këtyre katër ditëve, ku mijëra qytetarë shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit. Por ndryshe nga sa thonë burimet, qytetarët që kanë parë me sytë e tyre aksidentin thonë se ambulanca ka qenë bosh dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe.

“Ishte me shpejtësi, ambulanca ishte bosh, skandal i zotit, skandal i zotit”, shprehen dëshmitarët që kanë parë me sytë e tyre këtë aksident të rëndë për gazetaren e Fax neës Ervina Shehaj. “E vrau djalin para syve tanë, e mori zvarrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e vrau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vranë para syve”, shprehen të tjerë qytetarë në dëshmitë e tyre dhëna për Fax News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME