Lajme

Fier, 37-vjeçarja përplaset me makinën e policisë, raportohet vetëm për dëme materiale

Një aksident ka ndodhur sot ne Fier, ku është përfshirë dhe një makinë policie.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, ku automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen me iniciale R. H., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë me iniciale F. G., 29 vjeç.

Policia raporton se si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që ka nisur  hetimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close