Lajme

Ishte në terren për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit, digjet fadroma

Një fadromë në pronësi të bashkisë Shkodër është djegur në orët e para të ditës së sotme. Në faqen zyrtare të bashkisë së Shkodrës, bëhet me dije se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.

Bashkia bën thirrje që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close