
Një avion që ishte nisur nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për uljen është bërë fakti që një pasagjer ka ndërruar jetë papritur.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për sulm në zemër. Pas uljes së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët e tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani