Lajme

Ishte nisur për të shkuar në punë, rrëshqet në akull mjeku në Dibër

Moti i acartë i ditëve të fundit ka shkaktuar ngrica të shumta në rrugët e qytetit të Peshkopisë, si pasojë e të cilave nuk kanë munguar edhe incidentet dhe rastet rrëshqitjes së qytetarëve mbi trotuare. Burime për “Faxnews”  bëjnë me dije se rasti më i fundit është një mjek, i cili teksa po shkonte për në punë në këmbë, ka rrëshqitur mbi akull dhe ka pësuar fraktura serioze në trup.

Si pasojë e dëmtimeve fizike, mjeku në fjalë mësohet se është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë që banorët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po ju rrezikonte jetën. Madje një prej atyre që e kanë pësuar keq nga akulli është edhe një mjek në spitalin Rajonal Dibër.

Njoftimi paraprak: Dibër, mjeku rrëshqet në akull, pëson fraktura të rënda Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë janë kthyer në një problem për këdo për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Qytetarët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po ju rrezikonte jetën. Madje një prej atyre që e kanë pësuar keq nga akulli është edhe një mjek në spitalin Rajonal Dibër. Ai është rrëzuar në akull teksa shkonte në punë ku dhe ka pësuar fraktura të rënda. Mjeku në fjalë është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close