Categories Lajme

Ishte një nga të lakuarat për konfirmim, Etilda Gjonaj flet e prekur para kamerave

Duke filluar nga dita e sotme Etilda Gjonaj nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, pasi në vendin e saj Edi Rama propozoi Ulsi Manjën, i cili derimë tani ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ligjeve.

Për Gjonajn 4 vite në krye të drejtësisë kanë qenë të mjaftueshme për kryerjen e reformave, ndërsa i uroi suksese kolegut të saj Manja. Gjonaj në katër vitet e ardhshme do të mbajë postin e sekretares për gruan në PS, si dhe do të jetë pjesë e Kuvendit si deputete.

Gjonaj: Është një vendim që kryeministri e ka parë të dobishëm për mandatin e tretë. Besoj se do të arrijnë të çojnë deri në fund objektivat dhe projektet e mandatit të tretë.

Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja. Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME