Lajme

Ishte objektiv i 4 i Hutrës/ Rrahman Sela: Unë si kam asnjë hak, ai është psikopat

Gazetarja e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News 24 Anila Ahmataj ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Rrahman Selën, personazhin e përmendur nga autori i masakrës në Tiranë Dan Hutra, i cili ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Rrahman Sela pohoi për gazetaren se familja e tij dhe e Dan Hutres kanë jetuar shumë afër me njëri-tjetrin dhe se familjet njiheshin.

“Kemi jetuar në Durrës së bashku të dy familjet, e njoh Danin, madje e kam lënë atë kur ishte 12 vjeç. Ne si familje dhe ata u larguan sepse vendi ku jetonim kishte shumë ujë, por në familjen e tij shkonim dhe vinim me njeri tjetrin, nuk kemi pasur kurrë konflikte, madje babain e tij e njihnim si unë si vëllai pasi ata jetonin në shtëpinë e vëllait tim.

Madje kur e vranë babain e tij është vrarë në oborr dhe vëllai im e ka marrë e ka larë trupin e ka bërë gati. Ne s’kemi pasur kurrë probleme e as konflikte madje as akuza, pasi policia asaj kohe ka ardhur dhe ka investiguar, babain e tij e vrau nipi është një vrasje bam-bam.

Nuk kam çfarë të them për këtë, por unë asaj kohe nuk më është gjetur asnjë send asnjë gjë. Unë si jap dot shpjegim kësaj gjëje, e kam lënë 12 vjeç, atëherë ishte 97 dhe armë kishin të gjithë, unë s’kam pasur kurrë konflikt, ai është qëlluar dhe ka vdekur në vend.

Ne ishim afër qëndruam 40 ditë në Hasë, vëllai im është kujdesur për trupin.Dan Hutra e di shtëpinë time ai është psikopat dhe s’ka asgjë me mua. Ai ka pas bërë një vrasje, vrau gruan e vet dhe u largua nga këtu, familjarët e tij u larguan në Greqi. Unë si kam as hak as hile. Jam akuzuar kot, s’jam akuzuar asaj kohe as kam dëshmuar. Vrasjen e babait të tij e ka bërë nipi i tij. Jam shumë i qetë s’kam faj”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close