Categories Lajme

Ishte për iftar, publikohet fotografia e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit me pistoletë në brez

Bëhet me dije se Rraja u arrestua në ambientet e një lokali ku kishte shkuar për iftar, në Urën e Goles pa shkuar në Fushë Krujë.

Rraja ishte nën shoqërinë e Luiz Konomit, një personazhi nga Elbasani i njohur në botën e krimit me nofkën “Çupja”.

Ky i fundit u arrestua gjithashtu, pasi ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Në momëntin e kapjes, Ramazan Rraja, të cilim e thërrasin shkurt “Xon Rraja”, iu gjet në brez një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Rraja ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti, në lidhje me atentatin ndaj prokuroit Arjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, dhe dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg”, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”. Policia falë punës disa mujore në ndjekje ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme lokalizimin dhe kapjen e Ramazan Rrajës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME