Lajme

Ishte shkaku u përsëritjes së zgjedhjeve/ Burgu i Rrogozhinës kërkon të votojë ditën e diel, KQZ “i mbyll derën”

Ditën e diel në Bashkinë Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet lokale, pasi rezultati 14 majit u quajt i pavlefshëm, për shkak të kontestimeve ngaj votave të burgut.

Këtë herë është vendosur të mos votohet në burgje, edhe pse Burgu i Rrogozhinës ka bërë një kërkesë në KQZ që të votohet,  por kjo e fundit duket se i ka “mbyllur derën.”

Përfaqësuesit ligjorë të dyshes Berisha-Meta kundërshtuan rezultatin e 14 majit, kur u shpall fitues Edison Memolla, kandidati i PS, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve.

U bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve/ Burgu i

KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e socialistit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30 në 21 vota.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close