Lajme

Ishte shpallur i humbur një ditë më parë, gjendet i vdekur në përrua 36-vjeçari nga Mati

Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, Mat.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas denoncimit të familjarëve të tij.

Ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat i vëllai i viktimës, duke deklaruar se 36-vjeçari me inicialet A.M. ishte larguar nga banesa, dhe se ishte i shqetësuar pasi kohët e fundit viktima kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close