
Dy vite e gjysmë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi.
Panorama TV mëson se trupi i të ndjerit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet në zonën e Mamurrasit. Ai është zbuluar si pasojë e erozionit të tokës, teksa banorët e zonës njoftuar menjëherë policinë.
Këta të fundit kryen testin e ADN-së, prej të cilës rezultoi se ishte Klevis Lleshi.