Categories Lajme

Ishte shpallur në kërkim, policia italiane arreston të riun shqiptar në autobus

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane ndërsa ndodhej në autobus dhe po nisej drejt vendlindjes.

Sipas mediave italiane, pasditen e 18 dhjetorit, një makinë policie e Policisë së Shtetit të Komisariatit Duino-Aurisina, gjatë një shërbimi normal kontrolli, ka ushtruar kontroll tek personat në një autobus të nisur drejt Shqipërisë.

Mediat raportojnë se në bordin e mjetit agjentët konstatuan prezencën e një krimineli me kombësi shqiptare, lindur në vitin 1991, i cili po tentonte të largohej nga vendi për t’i shpëtuar kapjes. Në fakt, i riu që i përkiste një bande që merrej me importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si “kokainë”, ishte në kërkim nga Autoriteti Gjyqësor i Breshias, i cili ndaj tij kishte vendosur masën e kujdestarisë në burg.

Në përfundim të detyrimeve procedurale, burri u dërgua në burgun Coroneo në Trieste, në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME