Një 30-vjeçare shtatzënë nga Elbasani e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetën ditën e sotme. Ajo ka ndërruar jetë në një prej spitaleve COVID në kryeqytet. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.
Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qëndrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit. E reja ishte shtruar prej disa ditësh, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.