Categories Lajme

Ishte zog apo raketë? Objekti miserioz në Liban, ja si qëndron e vërteta

Që pas ditës së shpërthimit të fuqishëm, kemi parë shembuj të shumtë të informacioneve false dhe video mashtruese, të cilat kërkojnë që të mashtrojnë njerëzit e të besojnë në narracione të rreme. Në këtë shkrim do shqyrtojmë disa prej tyre. Gjithashtu do të shqyrtojmë edhe një informacion interesat, i cili u raportua nga njerëzit që kishin dëgjuar një tingull të ngjashëm me një avion, disa sekonda gjatë kësaj katastrofe.

“Ishte një shpërthim bërthamor” Një nga pretendimet e para në lidhje me këtë shpërthim që solli vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijërave të tjerë, është se ai ishte një shpërthim bërthamor. Ky informacion u përhap nga burime të ndryshme, përfshirë edhe një organizatë të quajtur “Veterans Today”, e cila pavarësisht se dukej e ligjshme, është një rrjet i njohur konspiracioni. Pavarësisht kësaj, duket se këto pretendime janë lehtësisht të identifikuara si të rreme. Ekspertë të shumtë bërthamorë kanë theksuar se shpërthimi nuk kishte asnjë nga tiparet dalluese të një shpërthimi bërthamor. Me pak fjalë, asgjë në lidhje me shpërthimin në Bejrut nuk tregon se ishte një shpërthim bërthamor. Nuk është një raketë, është një karikaturë. Shumë video janë shfaqur në internet, të cilat pretendojnë se tregojnë se depoja ishte goditur nga një raketë. Por në fakt asnjëra prej tyre nuk e tregon vërtetë një gjë të tillë; të gjitha janë ose falsifikime të qëllimshme ose thjesht zogj që fluturojnë nëpër kamera.

Nuk është një raketë, është një zog. Duke vërejtur me kujdes videot e përhapura në internet që pretendojnë se tregojnë një raketë, e cila përveçse është false, është edhe keqinterpretuar. Në të dy rastet, të dy objektet që pretendohet se janë “raketa”, janë në të vërtetë zogj. Video e mëposhtme është shembulli më i përhapur i kësaj teme. Teksa pretendohet se ishte një sulm me raketë, sapo të ngadalësosh videon bëhet më e qartë se objekti të cilin e kanë interpretuar si raketë që përplaset, është në fakt në formën e një zogu. Madje ka edhe shumë video të tjera të realizuara nga kënde të ngjashme, të cilat tregojnë se nuk ka patur asnjë raketë në këtë kohë.

Tingulli i avionëve: Disa njerëz raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të ngjashme me një avion të ulët fluturues, disa sekonda përpara njërit nga shpërthimet më të vogla. Por video e mëposhtme është prova e kësaj, pasi asnjë avion nuk ka qenë i dukshëm në asnjë filmim që ka lidhje me këtë ngjarje tragjike. Për më tepër, asnjë prej tyre nuk tregon ndonjë lloj predhe që godet depon.  Pra, çfarë mund të ketë shkaktuar këtë zhurmë?

Llogaria në “Tëitter”, “Auroralntel” ka identifikuar se zjarri në depo u rrit në intensitet për disa sekonda përpara se të ndodhte shpërthimi i madh. Nga disa video të filmuara rreth 40 metra larg nga depoja shihet se intensiteti i zjarrit ndryshon në mënyrë dramatike, duke përfshirë rritje të atyre që duken si shpërthime të vogla. Pra tingulli i plasaritjeve dhe shpërthimeve të vogla rriten në intensitet për t’u bërë zhurmë për disa sekonda para shpërthimit të fuqishëm. Të tjerë kanë vërejtur gjithashtu një fenomen në të cilin zjarret intensive raportohet shpesh se tingëllojnë si motorë avioni ndërsa tërheqin ajrin nga rrethina e tyre.

Përfundimi: Në incidente të mëdha si kjo, videot e realizuara të parat kanë shumë më pak gjasa të jenë redaktuar, pasi ky proces kërkon kohë dhe planifikim. Brenda disa minutave pas shpërthimit, u publikuan video që e tregonin shpërthimin nga një numër i madh këndësh dhe asnjëra nuk tregoi ndonjë municion që ndikonte në depo. Prandaj çdo video e publikuar më vonë në internet dhe që pretendon se tregon një raketë, duhet të shqyrtohet me kujdes. Në këtë rast është e qartë se një person ose persona kanë krijuar disa video false të këtij incidenti në përpjekje për të manipuluar dhe mashtruar ata që i shikojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME