fbpx
Lajme

Islami përlotet kur kujton Marko Bellon: Pinim kafe përditë, mbrëmë më thanë se ishte mirë

Lajmi për humbjes e jetës nga Covid-19 e ish-deputetit të PS-së, Marko Bello, ka tronditur politikën dhe jo vetëm. Ish-deputeti dhe ish-ministri Kastriot Islami është prekur teksa ka kujtuar mes lotëve mikun e tij të ndjerë. Islami ka treguar se kur ka mësuar lajmin e hidhur nuk ka iu besua dhe u trondit shumë.

”Sapo hapa celularin, ambasadori në Turqi më tha Marko nuk ia doli dot. Ishte e pabesueshme. Unë kisha përherë një shpresë, një dëshirë të fshehtë, kisha besim se Marko do ia dilte, por mesa duket kjo paska qenë e pamundur. Jam i tronditur. Nëna e tij e moshuar që e donte kaq shumë.

Ne ishim miq të ngushtë dhe bashkë me miq të tjerë pinim kafe përditë. Edhe shokët tanë nuk e besonin lajmin e hidhur. Marko ishte një qytetar me dinjitet të lartë dhe shumë paqësor, tolerant, i arsyeshëm, i butë dhe kishte dëshirën për pajtim mes njerëzve. Marko kishte përfunduar doktoraturë, ka qenë një njeri me principe, ishte ministër që donte të afronte Shqipërinë me BE, ishte rektor në universitet dhe familjar shembullor”, tha Islami. Marko Bello u shua në Turqi në moshën 59-vjeçare. Ai kishte shkuar të kurohej nga Covid-19, por gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe nuk ia doli dot mbanë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button