Categories Kulture, Lajme

Ismail Qemal Vlora, Babai i Kombit Shqiptar. Zhvillohet Akademia Përkujtimore

Emri i tij i vërtetë është- NËNTOR NJËZET E TETË! Sot, në sallën “Ismail Qemal Vlora”, pranë shtabit elektoral të PD, zbukuruar vetëm me fotografi nga aktiviteti i Atit të Kombit, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” në bashkëpunim me Shoqatën Mbarëkombëtare “Ismail Qemali Vlora” zhvilluam Akademinë Përkujtimore: “Ismail Qemal Vlora- themelues i shtetit shqiptar”.

Në këtë veprimtari, ishin të pranishëm intelektualë të Vlorës, personalitete të ndryshme të jetës së qytetit, si edhe të ftuar nga Tirana!

Aktivitetin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, stërnipi i Ismail Qemalit, Qemal Vlora.

Pas nderimit të Himnit Kombëtar mbajta një kumtesë për Ismail Qemalin, si Ati i Kombit, shtetari i madh, vizionari si Ai. “Ismail Qemali u largua nga jeta më 24 janar 1919, për të hyrë dhe qëndruar në altarin e pavdekshmërisë sonë kombëtare, si shtetari më i madh që kemi patur dhe figura më e dashur politike dhe e iluminuar e shqiptarisë!”- theksova në fjalën time.

Në këtë aktivitet u mbajtën disa kumtesa rreth figurës, aktivitetit e personalitetit të Ismail Qemalit.

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, bashkëdrejtues i aktivitetit mbajti një kumtesë për jetën dhe veprën e Atit të Kombit. Studiuesi Gëzim Zilja, ish- deputet dhe ish- kryetar i bashkisë së Vlorës, mbajti kumtesën: “Katër telegrame të Ismail Qemalit”, drejtuar kancelarive të Evropës dhe institucioneve shqiptare të kohës, duke shpalosur kështu personalitetin politik dhe vizionin e ardhmërisë së tij.

Dr. Albert Abazaj mbajti kumtesën: “Ismail Qemal Vlora dhe flamuri kombëtar në poezinë popullore shqiptare”. U lexua kumtesa e z. Ndriçim Kulla: “Ismail Qemali, politikani më i shquar në historinë e Shqipërisë, pas Heroit kombëtar, Skënderbeut”.

Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe stërnipi i i Atit të Kombit, zoti Qemal Vlora.

Në fjalën përmbyllëse theksova: “Kjo veprimtari është një pikë uji në oqean, në nderim të veprës së Atit të Kombit me shpresën që shumë shpejt ashtu si edhe në Prishtinë të ngremë bustin e tij edhe në Shkup!” Në përfundim të aktivitetit vendosëm së bashku me të pranishmit kurora me lule dhe u përuëm me veneracion në varrin e Atit të Kombit tonë, themeluesit të shtetit të parë shqiptar!

Një kurorë, si: “Apoteozë madhështore e të gjithë popullit, kurorë që AI e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij…”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME