fbpx
Lajme

Isuf Mekajt iu dëmtua shtëpia, familja me 6 anëtarë jetojnë vetëm me 153 mijë lekë

Isuf Mekajt iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, familja me 6 anëtarë jetojnë vetëm me 153 mijë lekë  Familja me 6 anëtarë e Isuf Mekajt në Tiranë jeton çdo ditë me pasigurinë se çatia do t’i bjerë mbi kokë. Ajo u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk është rindërtuar. Që pas tërmetit të 26 nëntorit kjo shtëpi ka dalë e pabanueshme. “Kanë ardhur komision sa të duash dhe kanë thënë që është e pabanueshme dhe as lekë nuk na kanë dhënë.”

Kryefamiljari Isuf Mekaj tregon se vështirësitë për të nuk kanë të sosur njëherë tërmeti e njëherë pandemia. “Shumë e vështirë, me zor po ia dal. Gjitha jetën duke punuar.”Jeton me frikë se mos shtëpia u shembet.

“Ku të shkoj, frikë kam, por s’kam ku të shkoj. Të jetoj këtu deri kur të më zërë brenda.”Vjollca, e zonja e shtëpisë  tregon se përpiqet t’ia dalë me ato pak lekë që marrin. “Te dyqani më falin ushqime për kalamajtë se nuk më del për t’i blerë.”Apeli për ndihmë i këtij çifti që jeton në kushte të vështira ekonomike shkon për të gjithë ata që kanë mundësi t’ua lehtësojnë sado pak përpjekjet për të siguruar të përditshmen e tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button