Lajme

ITALI – 12 074 raste të reja ditore dhe 369 të larguar nga jeta

Italia regjistroi sot sërish rritje në numrin e rasteve ditore të infektimeve, me 12 074 shtesë në 24 orët e fundit, sipas buletinit ditor të Ministrisë italiane së Shëndetësisë. Gjithashtu, në vend u regjistruan edhe 369 vdekje të reja ditore. Aktualisht, numri i personave pozitivë është 388 864 (- 4 822), ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 94 540.

Një total prej 2 268 253 persona janë shëruar (+16 519, krahasuar me dje). Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv për Covid janë 2 043, 31 më pak se dje, me gjithë 113 hyrjet në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër, personat e shtruar në spital me simptoma janë 18 274, 189 më pak se një ditë më parë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close