Ka mbetur i plagosur rëndë një i ri shqiptar gjatë një tentative për të vjedhur një banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit në zonën e Milanos, në Itali, ku një 33-vjeçar shqiptar kishte lidhur një litar në tarracë dhe po përpiqej të zbriste, për tu futur në një banesë.
Sipas policisë, bëhej fjalë për një vjedhje që shqiptari tentonte të realizonte. Por, fatkeqësisht 33-vjeçari ka rënë në tokë, duke marrë plagë të rënda. Në vendngjarje shkuan dy autoambulanca dhe policia. I riu është transportuar në spital.